Macron i hap dyert Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ai do të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në

Bashkimin Europian nëse ekzekutivi i bllokut u jep atyre një vlerësim pozitiv muajin tjetër.

Macron në Konferencën e Sigurisë në Munih tha se do t’i jep fund ngrirjes nga ana e tij përparimit të dy vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE dhe siguroi liderët të tjerë europianë se Franca ende e mbështet zgjerimin e bllokut për anëtarët e rinj.

“Ne jemi në pritje të raportit (Komisioni Evropian) në mars … në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat”, tha Macron gjatë konferencës.

Macron kishte refuzuar të aprovonte fillimin e negociata të pranimit në një samit në tetor, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte.

Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në BE si Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut – Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që qëndrimi i Macron për t’i bllokuar ato ishte i gabuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme