Lideri i Lëvizjes Marshimi “En Marche”, Emmanuel Macron, ka thënë se në rast se fiton zgjedhjet ai do të reformojë sistemin i cili është pengues i zgjidhjes së problemeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto deklarata Macron i ka bërë gjatë një fjalimi të mbajtur para elektoratit në Paris, pas daljes së rezultatit ku tregonte kryesimin e tij.
“Nëse fitoj zgjedhjet pas dy javësh do të reformoj sistemin i cili është pëngues i zgjidhjes së problemeve prej 30 vitesh”, ka thënë ai.