Macron telefonon Merkelin dhe Mayn në lidhje me Iranin

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 19:56 | Nga

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet që sot të zhvillojë një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Përveç bisedës me kancelaren gjermane, Macron pritet të kontaktojë edhe Kryeministren britanike Theresa May, njofton Klan Kosova.

Bisedat telefonike mes këtyre krerëve të lartë shtetërorë po realizohen në vazhdën e zhvillimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për shkëputje nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme