Makina e braktisur tek Gjiri i Lalzit, dyshohet se u përket atentatorëve të prokurorit Ndoj

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një makinë e braktisur është gjetur mbrëmë në Gjirin e Lalzit nga policia.

Mjeti është gjetur në fshatin Shkafanë dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatit me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

Makina është tip ‘Benz’ 2800 dhe është gjetur i padjegur. Në brendësi janë gjetur 2 armë që dyshohet se janë përdorur për atentatin.

Prokurorët Martini dhe Hajdarmataj ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë në lidhje me mjetin e gjetur.

Atentati me armë zjarri u shënua rreth orës 16:30 të pasdites te mbikalimi i Shkozetit.

Makina ku udhëtonte prokurori Ndoj, shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Laho u qëllua me breshëri automatiku, duke i lënë të plagosur të tre.

Ndoj dhe Laho po marrin mjekin në spitalin e Durrësit, ndërsa Maloku te Trauma në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme