Mali i Zi pritet të heqë kufizimin për testim, edhe 500 shtretër për pacientët me Coronavirus

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 13:00 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë raportimit në komisionin për Shëndetësi, thënë se kalimi i kufirit me Malin e Zi do të mund të bëhet pa teste për Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Zemaj shtoi se së shpejti do të hapet konkursi për 100 specialistë të papunë. Ai ka thënë se Kosova është vendi i fundit në botë për numrin e vogël të anesteziologëve.

“Ne kemi vendim t’i angazhojmë të gjithë profesionistët shëndetësor në luftimin e pandemisë. Shumë shpejt do të hapet aplikimi për 100 specialistë të papunë dhe asnjë mjek nuk do të mbetet i papunësuar në Kosovë. Jemi vendi i fundit në botë për numrin e anesteziologëve. I gjithë personelin shëndetësor do të jetë me pagë shtesë deri kur të përfundon pandemia”.

Zemaj ka thënë se vizitat në komuna i shfrytëzon për të parë nga afër edhe punën e shtabeve emergjente.

“Vizitat në komuna i shfrytëzoj për të parë punën e shtabeve emergjente. Nuk kam gjet fond për menaxhim ta pandemisë, krejt kërkesa buxhetore e re ka qenë pas datës 15 qershor”.

Ai ka thënë se është duke u punuar edhe për gjetjen apo ndërtimin e një objekti për të siguruar edhe 500 shtretër vetëm për pacientët me Covid-19.

“Jemi duke angazhuar në zgjerimin e kapaciteteve spitalore për të gjetur një objekt ose për të ndërtuar një objekt për të siguruar 500 shtretër për të trajtuar vetëm pacientët me Covid”.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili e ka konsideruar dështim mostestimiin masiv të qytetarëve. Ai ka përmendur se mostra e infektimit me 50% është brengë e madhe, raporton EO.

“Edhe këtë takim ta kishim pasur më herët kishim mujt me i rregulluar problemet më herët. Mundohu me ardhur në komisione parlamentare për shëndetësi sepse qëllimi është me ofruar një lloj ekspertize në luftën kundër pandemisë. Unë mendoj që në testime ne kemi dështuar politikisht sepse është dashtë me u zgjeruar kapaciteti testues që një kohë të gjatë. Është diskutuar qe kërkesa për blerjen e aparaturave ka ndodh që nga  viti 2011”.

“Sot po i dëgjojë disa plane që është për me u zgjeruar sepse ka pasur keqinformim për testime. Kosova i ka vetëm 3 mikrobiolog. Furnizimi ke teste siç ka kërkuar situata nuk është bërë  sepse ato janë politik qeveritare, unë konsideroj se është një dështim i politikës dhe shpresoj që do t’i bleni. Mostra e infektimit 50% është brengë shumë e madhe dhe në këtë rast këta nuk kanë mundësi me i ble testimet vetë dhe këtu është dështim i politikës”.

Ish-ministri ka thënë që pacientët që kanë udhëzim nga mjeku të lirohet nga pagesa gjatë testimit në laboratorë privat.

“Sa i përket testeve private është dashtë me u bë, unë kam një brengë që të paktën pacientëve që janë me udhëzim të mjekut me ja mbuluar shpenzimet jo ata që kanë dëshirë me udhëtuar”.

“Mbrojeni personelin sepse janë në flgjendje të keqe sepse ata janë në ankth, sepse ju keni filluar me i zgjeruar kapacitetet edhe në repartet e tjera dhe kjo e krijon një çrregullim”.

Ai ka kritikuar se nuk ka bashkëpunim të mirëfilltë me komunat.

“Ministër e kuptoj se pse po shkon nëpër komuna por ajo nuk është punë për ty. Shfuqizimi administrativ i barnave është tentim  me luajt me të, por ai është rrezik për ty”.

Bekim Haxhiu nga PDK-ja ka pyetur se ku kanë arritur me proces për pesë pacientët që vdiqën në Infektivë për 25 orë, muaj më parë.

“Si mund të arsyetohet shkarkimi i Basri Sejdiut ku aty ka marr pjesë një anëtare e pensionuar dhe a keni qenë ju i informuar për këtë  shkarkim, deri kur ka shkuar procesi i 5 vdekjeve në ShSKUK, kur atë kohë edhe policia ka shkuar aty a ishte problemi te oksigjeni apo ishte neglizhencë e stafit. Cili është shkaktari i lartë i vdekshmërisë. Cili është kualiteti i testimeve edhe në laboratorin privat”.

Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka thënë se 70% e rasteve janë regjistruar si raste në familje dhe 30% në institucione apo në lokale, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi një prej qëllimeve tona të gjejmë burimin e rasteve, burimi i rasteve është te çdo qytetar që nuk i përmbajtur rekomandimeve. Nëse mendimet se po e mbrojë një ministër aktual të Shëndetësisë, po ju tregoj se i mbrojë edhe ish-ministrat e shëndetësisë”.

“Çdo qytetar i vendit duhet t’i zbatojë këto pasa sepse Covid nuk ka ardhur rastësisht. por ka ardhur nga mos respektimi i masave. Mbi 70% të rasteve janë regjistruar si raste në familje dhe 30% në institucione apo gastronomi”.

Të ngjashme