Maliqi thotë se padia e Ramës ndaj Haradinajt ishte me vend: Ata që flasin pa fakte, të marrin mësim

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Edi Ramës, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se padia e tij për shpifje ndaj Kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë me vend, pasi që ky i fundit nuk duhet të flasë pa pasur fakte, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme Rama në një padi prej 30 faqeve e ka akuzuar Haradinajn për shpifje.

Kjo pasi ky i fundi muaj më parë kishte deklaruar se Edi Rama bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucicin e Serbisë kanë marrë 10 miliardë euro për vete, për ndarjen e Kosovës.

Ish-këshilltari i Ramës, Shkëlzen Maliqi për klan kosova ka thënë se padinë e sheh si me vend, derisa konsideron se kjo nuk do të prishë raportet mes dy shteteve.

“Nuk mundet padia me ndiku, sa vet akuzat që i ka thënë Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj. Prej këtij veprimi do të marrin mësim ata politikanë që bëjnë akuza pa pasë fakte”, ka thënë ai.


Të ngjashme