Malisheva mbështet Programin Nacional për Rininë​

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i kësaj komune Ragip Begaj, me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim është asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.

Hoti, tha se për realizimin e këtij programi rol kyç kanë udhëheqësit komunal, prandaj e falënderoj kryetarin Begaj për mbështetjen e pakursyer të tij.

“Programit Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Realizimi i këtij programi do të ndikojë në rritjen e cilësisë së fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit, prandaj e vlerësoj shumë gatishmërinë e kryetarin Begaj për bashkëpunimin”.

Ndërsa, Kryetari i Malishevës Ragip Begaj, tha se një program i tillë i është dashur që prej kohës nxënësve të Kosovës dhe tha se e mbështet në të gjitha aspektet implementimin e tij.

“Programi Nacional për Rininë është një projekt që do të mirëpritet edhe nxënësit, sepse një i tillë i është dashur që moti vendit tonë. Duke e parë se sa i rëndësishëm është ky program, unë si kryetar i Malishevës ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme për realizimin e tij”, tha ndër të tjera Kryetari Bedaj.

Koordinatori Hoti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri i cili tha se me këtë program do të avansohen vlerësimet e jashtme.

“Program Nacional ka një shtrirje gjerë, që përfshinë prindërit, shkollat përkatësisht mësimdhënësit e drejtoritë e Arsimit. Ministria e Arsimit përmes këtij programi synon që të ndikojë në avancimin e cilësisë nga vlerësimet e jashtme që bëhet për klasat e pesta, Testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës. Gjithsesi do të ndikojë edhe në avancimet e rezultateve të Testit PISA”, tha Guri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme