Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkemb Manaj, ka theksuar se LDK-ja mbetet shtëpia politike e shpresës dhe garanton zhvillimin e Kosovës.
Ai ka falënderuar qytetarët e Klinës për përkrahjen dhe mikpritjen e jashtëzakonshme, duke theksuar se së bashku po ndërtojnë një moment historik me fitoren e madhe të LDK-së dhe kryeministrit Lumir Abdixhiku.
Manaj ka shprehur angazhimin e tij të vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.