Manchester City e mbylli fushatën parasezonale me fitore 3:1 kundër Yokohama të shtunën.
Golat nga Raheem Sterling, Kevin De Buryne dhe Lukas Nmecha ia siguruan një fitore të lehtë skuadrës së Pep Guardiolës në Nissan Stadium.
Kampioni i Premierligës e dominoi lojën në fillim të takimit dhe kaloi në epërsi pas 19 minutave lojë falë golit të mesfushorit belg De Bruyne.
Por, Yakohama reagoi shpejt dhe e barazoi rezultatin. Keita Endo shënoi nga afërsia pasi Claudi Bravo i kishte bërë dy pritje të njëpasnjëshme.
De Bruyne e shërbeu Sterlingun, i cili e ktheu epërsinë e City pak para pushimit mes pjesëve.
Nmecha e mbylli një parasezon të mirë për City duke e vulosur fitoren me një gol në pjesën e dytë.
Manchester City tani do të përballet me Liverpoolin në Community Shield, më 4 gusht në Wembley, para se ta nisë sezonin në Premierligë më 10 gusht kundër West Hamit.