Manxhuka hyn në Qeveri, deputetët e PDK-së e pyesin se ku është Kurti

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë pyetur zëdhënësin e Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka se ku ndodhet kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa Manxhuka po hynte në objekt, deputetët e PDK-së e pyetën se ku është Kurti.

Ata akuzuan se Kurti ka hyrë brenda nga bodrumet e Qeverisë, “i mbuluar me qebe”.

Manxhuka u ka bërë thirrje përfaqësuesve opozitarë që të marrin me vete kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, dhe të hyjnë në takim me kryeministrin.

“Merreni kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe ejani në takim”, u ka thënë Manxhuka përfaqësuesve të opozitës.

Ai ka theksuar se Kurti ndodhet në zyrën e tij dhe është i gatshëm për takim me liderët opozitarë.

Thirrja vjen në kohën kur partitë opozitare po kërkojnë zgjidhje për situatën politike dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Të ngjashme