MAPL financon riparimin e dy rrugëve në komunën e Obiliqit

Obiliq | 02 Shk 2017 | 16:36 | Nga

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nënshkruan sot marrëveshjen për realizimin e projektit “Renovimi i rrugës kryesore në Babimoc dhe rruga ‘Dituria'”.

Pas nënshkrimit, kryetari Gashi dhe zv.ministri Gecaj theksuan se projektet e tilla kapitale ndihmojnë në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore.

Kreu i Komunës e falënderoi MAPL-në për mbështetjen e vazhdueshme që është duke iu dhënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme