Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Rregullimi i ndriçimit publik – në qytetin e Podujevës”.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat.