Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje mirëkuptimit që ka të bëjë me rregullimin e stadiumit të futbollit në fshatin Xërxë-Rahovec. Marrëveshja e mirëkuptimit është nënshkruar nga kryetari i komunës së Rahovecit , Idriz Vehapi dhe Bajram Gecaj zëvendësministër i MAPL-së.
Bazuar në Marrëveshje Mirëkuptimit, MAPL do të mbështet këtë projekt me 34 mijë e 200 euro, kurse Komuna e Rahovecit nga Buxheti i saj do t’i ndaj 40 mijë e 300 euro. Vlera e përgjithshme për realizimin e këtij projekti arrin në shumën totale prej 74 mijë e 500 euro.