Maqedoni: Katër viktima dhe 135 raste të reja me Covdi-19 për 24 orë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Koronavirusi po vazhdon të marrë ende jetë të njerëzve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur betejën me Covid-19, teksa nga 1259 teste të bëra 135 raste kanë rezultuar pozitive, shkruan Alsat.

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë.

Aktualisht janë edhe 3475 raste aktive.

Të ngjashme