Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e kufirit

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski njoftoi se sot së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq kanë nënshkruar tre marrëveshje bilaterale mes dy shteteve.

Spasovski theksoi se akti i parë që është nënshkruar sot është marrëveshja mes dy qeverive për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc, shkruan Portalb.mk përcjellë Klan Kosova.

“Ky vendkalim kufitar është problem me të cilin qytetarët përballen tash e 20 vite. Puna jonë fillon me hapjen e kufirit të përbashkët që fillimisht do të funksionojë si vendkalim për komunikacion lokal, ndërsa pas plotësimit të kushteve do të funksionojë edhe si pikë e përbashkët kufitare për qarkullim ndërkombëtarë të trafikut”, theksoi Spasovski.

Dy qeveritë, përveç marrëveshjes për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc kanë nënshkruar edhe marrëveshje për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe marrëveshje për bashkëpunim kundër trafikimit të emigrantëve.

Të ngjashme