Maqedonia e Veriut i fton 8 shqiptarë për ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit

Prishtinë | 16 Mar 2026 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Goce Sedlloski e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit 2026 ndaj Danimarkës, e cila do të luhet më 26 mars.

Në listën e trajnerit maqedonas janë përfshirë plot 8 futbollistë shqiptarë

Bëhet fjalë për Ezgjat Alioskin, Visar Musliun, Imran Fetain, Egzon Bejtullain, Reshat Ramadanin, Isnik Alimin, Enis Bardhin dhe Lirim Qamilin.

Nëse arrin ta kalojë Danimarkën, vendi ynë fqinj do të luajë në finale të “play-off”-it kundër fituesit të përballjes mes Republikës Çeke dhe Irlandës.

Grumbullimi i parë i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut do të mbahet të hënën tjetër në Shkup, ndërsa pas disa ditësh do ta marrë rrugën drejt Kopenhagës, ku do të përballet me danezët të enjten tjetër.

Të ngjashme