Në shtëpinë e Realit të Madridit, pavarësisht fitores së Championsit të tretë radhazi, është koha për revolucion në ekip.
Zidane është larguar, Bale e ka bërë të qartë se do të largohet, po ashtu edhe Ronaldo.
Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe Marcelo: “Nuk është Ronaldo pronari i Realit të Madridit”, tha fillimisht braziliani.
“Nëse presidenti dëshiron të transferojë një futbollist, do e bëjë. Jo pse është Ronaldo në ekip, dhe Neymar nuk ka vend ku të vijë”.
Të gjithë në dhomat e zhveshjeve duam që Kristiano të qëndrojë, por edhe Nejmar i ka dyert e hapura këtu. Reali është gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë. Për mua, Ronaldo është më i miri, por jam i sigurt se edhe Neymar do e arrijë nivelin e tij”, deklaroi Marcelo, shkruan albeu.com.