Marihuanë në pako të cigares, arrestohet shqiptari në Gjakovë

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 12:25 | Nga

Një mashkull shqiptar në Gjakovë, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi gjatë kontrollimit të veturës së tij me tabela vendore, në një pako me cigare i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pesha e substancës ishte prej 0.64 gramësh, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar ndërsa rasti  mbetet të hetohet, njofton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme