Gazetari Marin Mema i është bashkangjitur peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.
Mema përmes instastory në rrjetin e tij social në Instagram ka shkruar se të gjithë duhet të firmosin peticionin për gjuhën shqipe.
“Firmose peticionin për gjuhën shqipe në linkun e bashkëngjitur. Duhen 10 sekonda”, ka shkruar në instastory Mema duke bashkëngjitur linkun e peticionit.
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare, transmeton telegrafi.
Ndryshe, Elton Heta është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.
Këtu mund mund ta nënshkruani peticionin.