Zgjedhjet janë duke u zhvilluar edhe në veriun e Kosovës.Votuesit serbë në veri kanë mundësi të votojnë në shumë qendra votimi, e për herë të parë zgjedhjet organizohen tërësisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo nga OSBE-ja, si më parë.
Në veri të Kosovës ka qëndruar edhe shefi i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili i konsideroi zgjedhjet si të krahinës jugore të Serbisë. Për dallim nga herët e tjera, kur bëheshin thirrje për bojkot, tani ftoi për pjesëmarrje masive.
“Vetëm Lista Serbe mund të ruajë lidhjen e pandashme mes institucioneve serbe, serbëve dhe pranisë së Serbisë në Kosovë, por edhe të ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës ndaj duhet votuar”, tha Marko Gjuriç.
Serbët që garojnë të ndarë në 6 lista kanë akuzuar njëri-tjetrin për shantazh gjatë fushatës. Beogradi mbështet vetëm Listën Serbe, e njohur si grupim politik i krijuar për të mbledhur të gjithë udhëheqësit serbë.
Zgjedhjet janë zhvilluar me forca shtesë policie në qytetin e Leposaviçit, shkruan TopChanel.