Ekonomia Online
FUNDIT

Martesa që zgjati vetëm 18 ditë, çfarë shkoi keq mes Lopez dhe Laundry?

Martesa që zgjati vetëm 18 ditë, çfarë shkoi keq mes Lopez dhe Laundry?

Çfarë shkoi keq me aktori Mario Lopez dhe të dashurën e tij? Ata ishin një çift shumë i dashur dhe për 6 vite ishin ndër çiftet më të pëlqyer të Amerikës. Mirëpo, 18 ditë pasi u martuan, marrëdhënia e tyre mbeti në të kaluarën. Dy javë pas martesës së tyre, aktorja dhe modelja, Ali Landry […]

Çfarë shkoi keq me aktori Mario Lopez dhe të dashurën e tij? Ata ishin një çift shumë i dashur dhe për 6 vite ishin ndër çiftet më të pëlqyer të Amerikës. Mirëpo, 18 ditë pasi u martuan, marrëdhënia e tyre mbeti në të kaluarën.

Dy javë pas martesës së tyre, aktorja dhe modelja, Ali Landry e anuloi martesën me Lopez-in për shkak të tradhtisë së tij, veçanërisht duke përmendur një incident ku ai dyshohet se e tradhtoi gjatë festës së tij të beqarisë vetëm disa ditë para dasmës së tyre.

Tetëmbëdhjetë vjet pasi ndodhi, Ali Landry ende e kujton martesën e saj të shkurtër me Mario Lopez dhe gjithçka që ndodhi me të, si “të tmerrshme”.

Dyshja u njohën në konkursin Miss Teen USA në 1998 dhe qendruan së bashku për 6 vjet, por martesa e tyre u anulua pas vetëm dy javësh.

“As një javë më vonë, kuptova se kjo ishte kalimtare, tha Landry në podcastin Unfolding Leadership. “Mendova me vete: “Si ia dola, si ia dola me këtë?”. Pastaj pashë veten dhe mendova: ‘Si përfundova me një person të tillë? Çfarë duhet të bëj në këtë situatë?’”, tha ajo para se të shtonte se e kishte të pamundur të shikonte përpara.

“Isha e përkushtuar, por çfarë duhej bërë? Sikur ta kisha kaluar, e dini, gjithë jetën time duke qenë plotësisht e vetëdijshme për rrethanat dhe me të vërtetë duke qenë e vetëdijshme për zgjedhjet e mia. A do të përfaqësonin ato zgjedhje se kush isha unë si person?”

Të ngjashme