Masat emergjente të Qeverisë duhet harmonizuar me mundësitë buxhetore dhe financiare që ka shteti aktualisht

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 22:38 | Nga Agim Krasniqi

Qëllim i parë dhe primar i masave të ndërmarra nga Qeveria është të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Pas krijimit të ekipit për menaxhim të kësaj krize, Qeveria ndau 10 milion euro për Ministrin e Shëndetësisë për furnizim me material shëndetësor dhe pajisje. Në kohë të njëjtë edhe shumica e Komunave me mundësit e tyre buxhetore krijuan në nivel komunal ekipe të emergjencave për tu përballe me Coronavirus.

Ministria e Financave dhe Transfereve në këtë kohë filloj të hartoj draft-planin e masave emergjente në nivel nacional e të cilin e prezantoj Ministri i Financave me date 27 Mars 2020. Këto masa të propozuara e të zgjeruara edhe me disa kategori dhe grupe tjera, Qeveria e Republikës së Kosovës i miratoj me datë 30 Mars 2020.

Masat e propozuara së pari kishin për qëllim të mbështeten shtresat me probleme më të mëdha sociale, pastaj sektori privat dhe gjithashtu edhe ndërmarrjet publike dhe dy sektor të rëndësishëm, sektori i bujqësisë dhe sektori për kulture, rini e sport. Kjo paket ka përfshirë edhe punëtorët që janë ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit nga pandemia si mjeket, policet, zjarrfikësit, punëtoret e shërbimit korrektues, furrave, farmacitë dhe disa shërbime tjera publike e private.

Masat e propozuara gjithsesi duhet harmonizuar me mundësitë buxhetore dhe financiare që ka shteti në situatën aktuale. Mbi këtë parim të financave publike, masat e propozuara do të financohen nga kursimet e që kryesisht mund të vijnë nga ndarjet buxhetore për vitin 2020 nga shkurtimi i projekteve të reja kapitale dhe projekte tjera, pa prekur në asnjë rast funksionimin e Qeverisë dhe ofrimin e shërbimeve publike. Qeveria disa masa ka filluar dhe mundet me i implementuar në mbështetje të Ligjit të buxhetit dhe legjislacionit tjetër të financave publike dhe legjislacionit tjetër.

Megjithatë këto burime janë të pamjaftueshme pasi një pjesë e këtyre shkurtimeve vjen si pasojë e rënies së të hyrave të rregullta buxhetore. Në këto rrethana duhet gjetur burime të reja të financimit. Këto burime mund të vijnë nga donacionet, kredimarrja, emetimi shtesë i letrave me vlerë.

Por që kjo të ndodhë duhet për kohë të caktuar me lejuar Kuvendi tejkalim të kufizimeve që vijnë nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive (LMFPP) e që këto kufizime lidhen me lejimin e rritjes së përkohshme të kufirit të deficitit buxhetor, ndryshim të nivelit minimal të bilancit bankar dhe po ashtu lejim të Qeverisë që të nënshkruajë kredimarrjen para miratimit të vendimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Këto masa Kuvendi duhet t’i miratojë si masa të përkohshme, në kohë të kufizuar e që lidhen me situatën emergjente.

Qeveria duhet të jetë e gatshme që varësisht nga rrethanat e reja të marr edhe për masa tjera shtesë e që duhet planifikuar të merren në proceset e ardhshme buxhetore duke përfshirë rishikimin buxhetor.

Në secilën rrethane të krijuar Qeveria është e vetëdijshme se jo të gjitha humbjet që vijnë nga Pandemia Coronavirusit mund të mbulohen për shkak të kufizimeve fiskale e financiare që kemi dhe në mungese të politikave monetare.

Qeveria do të kujdeset edhe më tutje të marr masa që të ruhen jetët dhe shëndeti i qytetarëve, të ndihmohet aq sa ka mundësi sektori privat dhe publik dhe të ruhen financat publike. Vetëm kështu mund të ruhet funksionimi i sistemit ekonomik në vend.

Të ngjashme