Masazhi që të ndryshon jetën

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 10:07 | Nga

Yin dhe Yang quhen energjitë që rrjedhin brenda nesh. Fluksi i kësaj energjie është i nevojshëm për një qarkullim sa me të mirë dhe për shëndetin, në përgjithësi

Gjyshi im është një mjek, u diplomua në Sri Lanka per masazhet e akupunkturës . Ai ishte i pari i klasës, me i miri i te gjithëve. Pas shkollimit botoi 6 libra me përshkrim e të gjithë meridianëve dhe pikave drejtuese në trupin e njeriut të quajtura “Pikat e Atlasit”.

Gjyshi im është një nga të paktët njerëz që ishte në gjendje të bashkonte mënyrat tradicionale të shërimit, me mjekësinë moderne. Ai më ka bëre te dua trupin tom, pasi gjithmonë e përshkruan trupin e njeriut si diçka të mrekullueshme.

Në fakt kur unë isha i vogël, ai më besoi sekretet për shërimin e trupit të njeriut, të cilat unë do t’i ndaj me ju, tani:

Çfarë duhet të dish!

Yin dhe Yang quhen energjitë që rrjedhin brenda nesh. Fluksi i kësaj energjie është i nevojshëm për një qarkullim sa me të mirë dhe për shëndetin, në përgjithësi.

Ndonjëherë traumat emocionale dhe fizike ndryshojnë rrjedhën e energjisë.

Në mënyrë që të kthehen harmoni ne kemi nevojë që ta manipulojmë rrjedhën e këtyre energjive. Kjo është një mënyrë e veçantë dhe interesante që trupi juaj të përfitojë dhe që nuk ju merr shumë përpjekje e kohë. Ju do të vëreni se disa nga këto lëvizje dhe masazhe vijnë natyrshëm për trupin tonë, kur ndjejmë nevojën për të përmirësuar rrjedhjen e energjisë.

Çfarë duhet te gjesh!

Në Mjekësinë Kineze Tradicionale është një pikë që quhet GV 24 . Ajo është si kapiteni për anijen për nga rëndësia. Gv 24 është e vendosur në mes të vetullave, mbi urën e sipërme të hundës që plotëson ballin.

Çfarë duhet të besh!

Aplikimi i presionit në këtë pikë të ballit tuaj përmirëson përqendrimin, liron tensionin, heq dhimbjen e kokës.

Nga kjo gjë mund të përfitojnë sytë tuaj veçanërisht, nëse ju jeni për një kohë të gjatë përballë një kompjuteri. Sipas mjekësisë tradicionale kineze dhe mjekëve acupressura, ose fërkimi në këtë pikë forcon intuitën e një individi.

Çfarë do te te ndodhë me pas!

Kjo procedurë aktivizon një nga qendrat e trurit “bërthamën” e cila ndikon në sistemin limfatik të njeriut duke eliminuar tensionin nervor dhe ndihmon në largimin e produktet negative të metabolizmit.

Për më tepër, kjo procedurë efikase neutralizon krijimin e rrudhave të reja, lehtëson rrjedhjen e gjakut dhe të sistemit limfatik, parandalon ënjtjen, e bën lëkurën të shkëlqyeshme dhe aktivizon proceset e rigjenerimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme