MAShT-i dhe Ambasada e Francës, do të nisin me ndarjen e bursave për studimet Master

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 15:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Studimeve Master, ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe MAShT-it.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se ministria që ai udhëheq ka zbatuar të gjitha procedurat e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave.

“MAShT ka zbatuar gjitha procedurat e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Studimeve Master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe MAShT-it. Kjo marrëveshje përcakton bashkëpunimin mes dy palëve për promovimin e studentëve dhe bashkëpunimin e dy vendeve në këtë fushë”, tha Bytyqi.

“MAShT merr përsipër disa bursa duke filluar nga viti 2019-20“, tha ai.

Të ngjashme