MAShT-i jep bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me konkursin e publikuar më 19 nëntor 2018, për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike, për vitin akademik 2018-2019, Ministria e Arsimit ka dhënë sqarim për të gjithë studentët që dëshirojnë të aplikojnë.

Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se bursa do të ketë për të gjithë studentët me nevoja të veçanta.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi në rrjetin social facebook:

Si ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në lidhje me bursat në fjalë, kam marrë vendim që, fushat e studimit të përcaktuara në konkurs të mos vlejnë për studentët me nevoja të veçanta. Pra, këta studentë mund të aplikojnë për bursë nga të gjitha fushat e studimit që organizohen në universitetet publike në Kosovë.

Gjithashtu, bazuar në Udhëzimin Administrativ, nr. 14/2017, të datës 06.12.2017, të kushtet dhe kriteret e përcaktuar me konkurs, pika 1.2 deri 1.5 nuk vlejnë për studentët me nevoja të veçanta.

Të gjithë studentët e interesuar, konkursin e MAShT për ndarjen e bursave mund ta gjejnë në linkun e mëposhtëm.

KONKURSI: https://masht.rks-gov.net/…/konkursi-per-bursa-te-sudenteve…

FORMULARI: https://masht.rks-gov.net/…/formular-aplikimi-per-bursat-20…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme