MAShT-i sqaron deklaratat e zyrtarit të MAShT, Ferit Idrizi

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përmes një komunikate për medie ka sqaruar opinionin publik lidhur me shqetësimet e ngritura rreth pretendimeve të u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi.

“MAShT sqaron opinionin publik se për shkak të sjelljeve të pahijshme të Idrizit, në takimin e mbajtur dje në zyrën e ministrit Bytyqi, ku prezentë kanë qenë edhe tre zyrtarë tjerë të MAShT, ministri ka qenë i detyruar për të kërkuar nga Idrizi që t’ia lirojë zyrën”.

“Të gjitha pretendimet e Idrizit, që sot kanë qarkulluar në opinion janë shpifje, si dhe çdo deklaratë e tij se kinse ministri ka kërkuar nga Idrizi të nënshkruaj ndonjë dokument që bie ndesh me ligjin nuk është e vërtetë”, ka shkruar MAShT-i në komunikatën e dërguar.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me deklaratat e u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi, njofton se do të marrë masat e parapara konform legjislacionit në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme