Mashtrimet e ministrit të Financave me bonot e diasporës

Prishtinë | 24 Gus 2024 | 23:06 | Nga Hykmete Bajrami

Shkruan për bono të Thesarit të diasporës dhe nuk përmend asnjë numër, asnjë shifër – asnjë. Taman postim për të mashtruar.

Thotë janë bë tri vjet, nuk tregon sa bono kishte blerë diaspora, nuk tregon sa ishte fondi që ndihmuan bizneset.

Qe po ju tregoj unë oferta e Hekuranit për diasporën ka qenë rreth100 milionë euro investime në bono Thesari. A e dini sa bono Thesari ka blerë diaspora?

Ka blerë 9.1 milionë euro bono me maturim 5 vjeçar, dhe 1.3 milionë euro bono me maturim 3 vjeçar, po po saktë 10.4 milionë euro dmth. 10 % të kapacitetit investues. E ministrit që i flejnë 600 milionë euro taksa të qytetarëve as për këto 10.4 milionë euro s’ka pasë nevojë.

Qeveria Kurti se ka problem buxhetin se i ka vjelë qytetarët përmes inflacionit, problem e ka kapacitetin për implementim që nuk arriti ta ndërtojë as pas katër viteve.

9 shkurti po vjen, mos harroni kush ua vodhi 4 vite me broçkulla.

Të ngjashme