Matoshi: 1.3 milion euro do t’iu ndahen komunave që mbrojnë mjedisin

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 13:48 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Fatmir Matoshi, ka thënë se 1.3 milion euro do tu ndahen komunave që tregohen më të suksesshme gjatë fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, raporton Ekonomia Online.

Matoshi në kuvendin e Kosovës, i është drejtuar deputetit Driton Selmanaj pas diskutimit të këtij të fundit i cili e ka quajtur absurd vendimin për ndarjen e 1,3 milion euro nga buxheti i Kosovës për organizatën Let’s Do It Kosova.

Matoshi ka shpjeguar se, një grand i tillë do tu ndahet komunave që tregohen më të suksesshme në fushën e mjedisit dhe jo organizatës.

“Ka grand do ndahet më 15 dhjetor dhe do të shpërndahet në komunat më të suksesshme dhe do tu jepen drejtpërdrejt komunave për projektet”.

“Përkundër respektit e OJQ në fushën e mjedisit, këto mjete do përcaktohen nga task-forca ta pastrojmë Kosovën dhe do tu ndahen komunave që do ta përcaktojnë  se ku do të investojnë”.

“2,4 milionë janë në fushë e mjedisit dhe 15 milionë të tjera për vitin tjetër që investohen në lumenjtë e Kosovës”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1877622472336317/

Të ngjashme