Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka në dorë krejtësisht fatin e marrëveshjes së partisë së tij me PAN-in, për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë.
Kryesia e AKR-së dhe deputetët e saj nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për zhbllokim të institucioneve, siç u autorizuan të dielën nga këshilli drejtues i kësaj partie.
E për këtë tash vendimi për marrëveshjen me PDK-AAK-Nisma është krejtësisht në dorë të kryetarit Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Zgjedhor në AKR, Fatmir Matoshi. Rrjedhimisht, ai ka demantuar Agim Bahtirin, i cili sot tha se AKR-ja ka marrë vendim që të mos hyjë në koalicion me PAN-in.
“AKR-ja ka një vendim që kërkon me u zhblloku situata dhe me u gjetë zgjidhje. Dhe ende nuk kemi gjetur zgjidhje. Nuk ka asnjë vendim tjetër”, tregoi Matoshi.
“Është në dorë të presidentit”, deklaroi tutje ai.
Ndryshe, për nesër është thirrur vazhdimi i seancës konstitutive ku edhe pritet të sqarohet gjithçka rreth formimit të institucioneve të reja.