Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar profesorin Driton Qehaja për mbështetjen në përcaktimin e Taksave Ujore.
Postimi i Matoshit në Facebook:
Falënderoj Prof. Driton Qehaja, dhe SDC-në për mbështetjen e MMPH-së në çështjet që ndërlidhen me Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e Taksave Ujore.
Sot pranova një draft raport për analizën e pagesave ujore dhe draft-rregulloren për ketë çështje.