Matoshi i uron shërim të shpejtë Kurtit, e kujton kohën kur së bashku ishin në burgun e Pozharevcit

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri Halil Matoshi, ka reaguar pas lajmit se kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka dalë pozitiv me Covid-19.

Matoshi ka shprehur bindjen e tij, se Kurti do të kalojë edhe këtë sfidë.

“Kam bindje të plotë se Albin Kurti, qysh i ka mbijetu shumë sfida (ndër to edhe dramën e kampit të përqendrimit “Zabela” të Pozharevcit – Serbi, pjesë e të cilit isha edhe vetë) do ta tejkalojë lehtësisht edhe sfidën me Covidin-19, i uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe rikthim në punët e përditshme!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme