Matoshi: Nëse Qeveria nuk e rikthen rendin dhe ligjin brenda 24 orëve, e legjitimon ndarjen e veriut

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar pasi që Lista Serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.

Matoshi një koment në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që brenda 24 të rikthejë rendin dhe ligjin në veri të vendit.

“Nëse për 24 orë Qeveria nuk e rikthen rendin e Ligjin në veri të Kosovës kjo dmth. se po e legjitimon ndarjen e Veriut!?”, ka shkruar ai duke iu përgjigjur një komentuesi.

Kujtojmë se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Pas vendimit, të marrë në një takim me dyer të mbyllura në Zveçan – dorëheqje kanë dhënë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri.

Të ngjashme