Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se me numërimin e votave të diasporës dhe rinumërimin e 313 vendvotimeve, ai beson se koalicioni AKR-Nisma, do ta kalojë pragun.
Matoshi shprehet se ai dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, janë ndër më të votuarit e koalicionit.
Postimi i plotë:
Të nderuar votues të AKR-së
Në emër të shtabit zgjedhor të degës së AKR-së ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen dhe besimin ndaj partisë, Presidentit Pacolli dhe kandidatit tonë për deputet, Ministrit Fatmir Matoshi.
Përkundër rezultatit jo të mirë që morëm në këtë proces zgjedhor, shprehim mirënjohje dhe falënderim për secilin prej Jush që na besuat dhe votuat për Kamenicën.
Koalicioni, pjesë e të cilit ishim në këto zgjedhje nuk pati rezulatet e pritura, por pas numrimit të gjitha votive nga diaspora dhe atyre me kusht, dhe pas rinumrit të mbi 300 vendvotimeve, besojmë se do ta kalojë pragun dhe të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.
Edhe Presidenti Pacolli edhe Ministri Matoshi janë ndër më të votuarit e këtij koalicioni prandaj falënderojmë gjithë strukturat e AKR-së në Kosovë për mbështetjen e dhënë sidomos kandidatit të Degës tonë Fatmir Matoshi.
Përgëzojmë edhe të gjithë qytetarët e Kamenicës për kulturën e treguar në një proces të qetë e demokratik.
Fituesit të këtyre zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje i urojmë suksese dhe presim që tu përgjigjet brengave dhe halleve të qytetarëve të Kamenicës përmes deputetëve të tyre dhe në të ardhmen e afërt përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I sigurojmë edhe njëherë qytetarët e Kamenicës se të gjitha projektet që ne si ekip i kemi premtuar dhe që janë në realizim e sipër, ose para fillimit të tyre, do të përfundojnë ashtu si është thënë para dhe gjatë fushatës elektorale.
Shumë spekulime e gënjeshtra janë përdorur gjatë procesit zgjedhor për këto projekte, por atyre do tu përgjigjemi me veprime konkrete dhe realizim të projekteve siq janë premtuar. Ditëve në vijim Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministri në largim Fatmir Matoshi do të përurojnë fillimin e shumë projekteve në Kamenicë.
Edhe sot Ministri Matoshi ka marrë vendim që Kamenicës ti ndahen një numër i madh i kontenjerëve familjarë për mbeturina.
Dy ditët e para të paszgjedhjeve kemi pasur dy deklarime shqetësuese përsa i përket rezervave ujore në Kosovë. Deklarimi i parë nga Kryeministri në largim Ramush Haradinaj se ujëmbledhësi duhet të ndërtohet në lumin Lepenc dhe i dyti nga Kryeministri në ardhje Albin Kurti se Liqenet artificiale duhet të ndërtohen në rrafshin e Kosovës, këto deklarata janë shqetësuese për qytetarët e Kamenicës, andaj ju bëjmë thirrje subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, degët në Kamenicë dhe votuesve të tyre që të mos lejojnë që puna e madhe e bërë për ndërtimin e Hidrosistemit Kikë – Kremenatë të shkoj huq dhe ky investim jetik për Kamenicën mos të shkoj dikah tjetër.
Qytetarët e Kamenicës i kanë dhënë edhe përgjegjësitë për zhvillimin e komunës subjekteve politike në bazë të votave që u kanë dhënë, këto përgjegjësi duhet të merren seriozisht nga secili në mënyrë që Kamenica të ketë zhvillim e përparim.
Urime dhe na priftë e mbara.
Shtabi zgjedhor i Degës së AKR-së në Kamenicë