Me qëllim të realizimit të planifikimeve zhvillimore, objektivave strategjike si dhe menaxhimit sa më efikas policor, sot drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK) Shpend Maxhuni në kuadër të agjendës së tij mbajti një takim zyrtar me gjithë stafin menaxherial të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës (DRP-së), duke përfshirë drejtorin rajonal dhe të gjithë komandantët e stacioneve policore në kuadër të kësaj drejtorie, transmeton Ekonomia Online.
Gjatë takimit, nga drejtori Maxhuni të pranishmit u njoftuan për angazhimet, aktivitetet dhe rezultatet e arritura përmes realizimit të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, që dalin nga Plani Zhvillimor strategjik i Policisë, e në veçanti u potencuan çështjet që kryesisht i përkasin zonës së Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
Sipas një komunikate nga PK-ja drejtori Maxhuni përveç prezantimit të të arriturave të deritanishme të cilat rezultojnë me uljen e trendit të krimit, para zyrtarëve policorë prezantoi edhe sfidat, problemet dhe rastet me të cilat po ballafaqohet Policia e Kosovës, e në këtë rast DRP-Prishtina, por njëkohësisht theksoi se PK-ja ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të parandalojë rastet kriminale.
“Në këtë takim me theks të veçantë nga drejtori Maxhuni u ngritën çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit”, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Me qëllim të realizimit të planifikimeve zhvillimore, objektivave strategjike si dhe menaxhimit sa më efikas policor, sot drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Shpend Maxhuni në kuadër të agjendës së tij mbajti një takim zyrtar me gjithë stafin menaxherial të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës (DRP-së), duke përfshirë drejtorin rajonal dhe të gjithë komandantët e stacioneve policore në kuadër të kësaj drejtorie.
Gjatë takimit, nga drejtori Maxhuni të pranishmit u njoftuan për angazhimet, aktivitetet dhe rezultatet e arritura përmes realizimit të objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, që dalin nga Plani Zhvillimor strategjik i Policisë, e në veçanti u potencuan çështjet që kryesisht i përkasin zonës së Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
Drejtori Maxhuni përveç prezantimit të të arriturave të deritanishme të cilat rezultojnë me uljen e trendit të krimit, para zyrtarëve policorë prezantoi edhe sfidat, problemet dhe rastet me të cilat po ballafaqohet Policia e Kosovës, e në këtë rast DRP-Prishtina, por njëkohësisht theksoi se PK-ja ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të parandalojë rastet kriminale.
Në këtë takim me theks të veçantë nga drejtori Maxhuni u ngritën çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.
Nga menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës u prezantua puna dhe angazhimet e personelit policor të këtij rajoni, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të zonës së përgjegjësisë së tyre, ku për të gjitha shqetësimet nga aspekti i sigurisë që kanë qytetarët, zyrtarët pran këtij rajoni i trajtojnë me prioritet, efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.
Gjatë këtij takimi pashmangshëm u trajtuan edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen disa stacione nga kjo drejtori në aspektin logjistik, infrastrukturor, për faktin se disa objekte dhe hapësira të punës që shfrytëzohen nga personeli policorë nuk i plotësojnë kushtet për punë.
Takimi rezultoi me përkushtimin për angazhime shtesë drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore karshi qytetarëve të vendit.