MB e Malit të Zi: Dyshohet për planifikim të vrasjes së Dritan Abazoviqit

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, ka njoftuar se ka indikacione për përgatitjes të një sulmi mbi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq.

Dyshohet se anëtarë të grupit “Kavaq” kanë planifikuar likuidimin e Abazoviq, transmeton Klan Kosova.

Këto gjetje të Ministrisë së Brendshme vijnë javë pasi policia dhe prokuroria ndërmorën veprime kundër anëtarëve të këtij klani.

“Nga informacionet e mbledhura ka indikacione se anëtarë të një grupi kriminal  të quajtur “Kavaq” dhe njëri prej liderëve, Kashqelan Sllobodan, kanë planifikuar të ndërmarrin veprime që rrezikojnë jetën e zëvendëskryeministrit Abazoviq, si reagim pas ndalimit të disa anëtarëve të këtij grupi dhe akuzave për kryerje të krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lideri i i “Kavaq” dhe disa anëtarë janë arrestuar më 21 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme