Mbahet dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 12:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Po ashtu, u prezantua edhe një hulumtim parlamentar që krahason praktikat e vendeve tjera.

Aktualisht në Kosovë është në fuqi Ligji për Parandalimin e Konflikt të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, raporton Ekonomia Online.

Sipas Raportit të Progresit, Ligji mbi Konfliktin e Interesit duhet të ndryshohet për ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane.

Ehad Miftaraj, hulumtues në KDI tha se Letonia është ndër shtetet e pakta qe e ka rregulluar fushën e konflitktit të interesit pothuajse 100% në të gjitha situatat e konfliktit interesit.

“Kryeprokurori i shtetit është kryetar i Akademisë së Drejtësisë dhe kryetar i Komisionit të Jurisprudencës dhe këto janë të lejuara me ligj, dmth zyrtari i lartë publik nuk mundet në të njejtën kohë me qenë në këto pozita”, shtoi Miftaraj.

Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit për Legjilacion nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ligjet nuk zbatohen aq sa duhet në praktikë.

“Ky ligj natyrisht që ka të bëjë me zyrtarët publik por kjo është vetëm njëra medalje, e medalja tjetër është me pasurinë publike që do të thotë që interesi është i përgjithshëm.”

Ky dëgjim publik u organizua në kuadër të projektit për “Përkrahje të Hulumtimeve Parlamentare në Kosovë”, mbështetur nga USAID.

Të ngjashme