Mbahet edicioni i tetë i “Vrapo Babadimër”

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në edicionin e tetë të mini-maratonës humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila organizohet çdo dhjetor në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit dhe ndihma për fëmijët e Onkologjisë-Pediatri.

Në këtë event, pjesëmarrës ishin mijëra vrapues, të cilët vrapuan me kostumet e Babadimrit.

Të ngjashme