Mbahet seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Sot dhe nesër mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës Prishtinë. Avokati Ramiz Krasniqi ka njoftuar se në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari.

Avokati Krasniqi ka deklaruar se profesori dhe publicisti Sadri Ramabaja, po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme