Mbahet seancë solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka mbajtur sot seancë solemne kushtuar 26 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ku u vlerësua lartë sakrifica sublime e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari për liri të vendit.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përkujtoi sakrificën e komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari për çlirim të Kosovës.

“Sot nderuam 26 vjetorin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, sakrificën sublime të Komandantit Legjendar Adem Jashari e të familjes Jashari, një ngjarje kjo që bëri kthesë historike për Kosovën në nivel kombëtar e ndërkombëtar”, tha kryetari Idrizi.

Fjalë rasti në këtë akademi solemne ka mbajtur kryesuesja e Kuvendit të Komunës Melihate Basholli Latifi, bashkëluftëtari i Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Ali Jonuzi, shefat e grupeve të asamblistëve të Kuvendit të Komunës, si dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Të ngjashme