Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar takim me drejtorët e Zyrave Regjionale, me qëllim që të diskutohet rrjedha e aktiviteteve për periudhën Janar-Korrik 2017.
Drejtori i Përgjithshme i ATK-së, Sakip Imeri në takim ka thënë se do të vazhdojnë me rritjen e trendit të të hyrave tatimore, zhvillimin e aktiviteteve me intensive lidhur me zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, raportet e aktiviteteve operative; rimbursimet, kontrollet, si dhe kualiteti dhe kohëzgjatja e këtyre aktiviteteve.
Po ashtu, drejtori Imeri tha se duhet të vazhdojmë me implementimin e raporteve të FMN-së për çështjen e borxheve dhe menaxhimin e riskut, njofton zyra për Komunikim me Publikun e ATK-së.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili tha se roli i ATK-së është shumë i rëndësishëm në funksionimin e shtetit, andaj ju inkurajojmë që të vazhdoni me këtë intensitet në realizimin e objektivave të parapara për këtë pjesë të vitit.