Franca është skuadra e parë që pret një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës.
“Gjelat” e kanë përmbyllur ndeshjen e sotme me Argjentinën me rezultatin 4-3, duke e nxjerrë kështu këtë të fundit jashtë kompeticionit.
Protagonisti i kësaj super sfide nuk ishte Messi sikurse pritej, por Kylian Mbappe.
Sulmuesi i PSG-së i dhuroi skuadrës së tij 2 gola dhe një penallti të fituar, ndërsa 2 golat e tjerë u realizuan nga Griezmann dhe Pavard.
Ndërsa për skuadrën e Argjentinës, futbollistët që dërguan topin në rrjetë ishin Di Maria, Mercado dhe Aguero.