Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Emilija Redžepi, sot priti në zyrën e saj Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, me të cilin diskutuan për sfidat dhe gjendjen me të cilën po përballet komuna e Mamushës.
Në bashkëbisedim me ministren, kryetari Krasniq theksoi nevojën e ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes nga ana e MAPL-së. Ministrja Redžepi theksoi se brenda kompetencave të ministrisë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, në këtë rast, qytetarëve të komunës së Mamushës, do të gjej një mënyrë për të ndihmuar këtë qeverisje lokale, ku dhe me ç’rast aktiviteti i saj i parë, do të jetë vizita e kësaj komune me shumicë turke.
Gjithashtu, në përfundim të takimit, ministrja Redžepi theksoi edhe një herë se MAPL-ja është gjithnjë e gatshme, si për komunën e Mamushës, e po ashtu edhe për të gjitha komunat e Kosovës.