Mbetet i madh numri i publikimeve shkencore në revista të dyshimta ndërkombëtare

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Prej vitit 2007, 153 profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë publikuar gjithsej 502 punime në revista të dyshimta shkencore.

Sipas analizës së Organizatës për Ngritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA, pikun më të lartë të publikimeve në revista të dyshimta e ka arritur viti 2013, që numëron 97 sosh.

Në publikimin e analizës u tha se Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore prin për nga publikimi në revista të dyshimta me gjithsejtë 180 të tilla, përcjellë nga Fakulteti i Mjekësisë, raporton KTV.

Ndërkaq, prorektori për shkencë në UP, Faton Berisha, ka thënë se ka përmirësim në këtë aspekt por, sipas tij, ende nevojitet shumë punë në këtë drejtim.

Profesori universitar Arben Hajrullahu ka pasur pyetje për Rektoratin për masat që kanë marrë për ta eliminuar plagjiaturën, por nuk ka marrë përgjigje.

Palët u pajtuan se për publikimin e punimeve duhet të caktohen vetëm 2 revista dhe jo 5, sa janë aktualisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme