Me ngritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku që mund të sjellin mbeturinat që hidhen vend e pa vend në Prishtinë.
Qytetarët janë të shqetësuar, kurse zyrtarët komunalë u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm.
Mbeturinat në disa zona të Prishtinës ende janë prezent. E tillë është edhe kjo hapësirë pranë Banesave Sociale të Komunës, që është shndërruar në vend mbeturinash.
“Këtu pranë banesave social të komunës së Prishtinës nuk është një park qe do mund të çlodheshin banoret e kësaj ane por, në fakt ky vend është shndërruar në një deponi mbeturinash qe po rezulton të jetë e rrezikshme për qytetarët që banojnë këtu”.
Sabri Haliti është njeri prej banoreve I cili thotë se po u rrezikohet shëndeti në mungesë të mirëmbajtës së kësaj zone. Madje shqetësuese për ta janë është prezenca e fëmijëve që luajnë në këtë hapësirë.
Ai apelon qe edhe qytetarët të ndërgjegjësohen dhe mos të hedhin mbeturina pa vend.
Kurse Habib Qorri nga Komuna e Prishtinës thotë së Kompania Regjionale e Mbeturinave po kryen punën e vet të rregullt por qytetarët duhet te vetëdijesohen të mos hedhin mbeturinat gjithandej.
Sidoqoftë, probleme më mbeturinat përveç kesaj zone ka edhe në vende tjera. Një prej këtyre zonave është edhe kjo lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.