Mbi 1 mijë gjoba, 42 aksidente e 11 të arrestuar brenda 24 orëve

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj të fundit 24 orësh se gjatë kësaj periudhe në mbarë vendin janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

Më saktësisht janë dënuar 1 mijë e 145 qytetarë.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 42 aksidente. Me të lënduar ishin 22 prej tyre, ndërsa vetëm me dëme materiale ishin 20 të tjerë.

Në anën tjetër policia ka arrestuar edhe 11 persona gjatë të dielës.

Të ngjashme