Mbi 13 mijë kosovarë diabetikë, kërkohet angazhim për parandalimin e kësaj sëmundjeje

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP) ka shënuar Ditën Botërore të Diabetit me moton “Mbroje Familjen tënde”. Aty u bë e ditur se mbi 13 mijë kosovarë janë të prekur nga diabeti, ndërsa u kërkua angazhimi i të gjitha institucioneve për parandalimin e kësaj sëmundjeje, raporton EkonomiaOnline.

 Naser Ramadani, drejtor i IKShP-së, tha se do të lansojnë fushatën “Mbroje familjen tënde”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin për pasojat e diabetit.

Ai bëri të ditur se të dhënat flasin për një numër shumë të madh të pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ndërsa bëri apel për angazhim serioz të të gjitha institucioneve.

“Dita Botërore shënohet tradicionalisht në IKSHP me MSh-në dhe shoqatën e endokrinologeve. Sot shënojmë ditën në gjitha qendrat. Kampanja diabeti, ‘Mbroje familjen tënde’ të mësojmë për shenjat, zbulimi i hershëm, parandalimi dhe menaxhimi. Të dhënat në kujdesin primar, të varur nga 13 mijë e 557 raste te femrat me shumë. 57.4 për qind. Po nuk u zbulua me kohë shkakton ndikime serioze, sëmundje të veshkave, kardiovaskulare, sëmundje nervore, verbim. Kërkoj angazhim serioz të të  gjithë shoqërisë në përgjithësi“, tha Ramadani.

Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, bëri të ditur se rreth 13 mijë insulina ndahen nga ky institucion për pacientët. Ndërsa shtoi se në QKUK hospitalizohen 800 pacientë çdo vit.

“Në Kosovë konsiderohet se diku rreth  5-7 për qind e popullatës janë me prevalencë të sëmundjes, ku 20-30 për qind prej tyre janë të varur nga insulina e cila ofrohet falas nga MSh-ja.  Regjistri i pacientëve insulinë vartës i MSh-ja ka rreth 13.000 pacientë. MSh siguron pesë lloje te insulinave humane dhe analoge për pacientët. Në kuadër të QKUK-së ka 40 shtretër ku hospitalizohen 800 paciente çdo vit”, tha ai.

Sergey Karyak, shef i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), në Prishtinë, bëri të ditur se në botë janë mbi 400 milionë persona të prekur nga diabeti.

Ai tha se në shtetet e varfra kjo sëmundje është më prezente.

“Sot në botë kemi më tepër se 400 milionë të sëmurë nga diabeti qe i bien gjysmë miliardi pacientë. Në qoftë se krahasojmë me vitin 1980 që kishte 108 milionë i bie që atëherë ka pasur katër herë më pak. Më të prekura janë shtetet me të hyra të ulëta dhe mesatare. Në këto shtete 10-12 për qind janë me diabet. Situata është kritike, shkalla e diabetit në rritje dhe kjo kërkon që sistemet shëndetësore të marrin masa”, tha ai.

Rina Tafarshiku, endokrinologe,në kliniken e endokrinologjisë në QKUK, tha se diabeti ka shënuar rritje nga viti në vit dhe është një sfidë për mbarë shoqërinë.

“Vitin e kaluar janë hospitalizuar 612 paciente me diabet tip 2, 370 femra dhe 242 meshkuj. 66 paciente me diabet tip1 prej tyre 39 femra, 27 meshkuj. Muajin e kaluar 623 pacientë me diabet, 402 me diabet tip dy. Në ShSKUK ende s’bëhet një analizë. Pacientët tonë edhe pse kanë insulina analoge dhe humane ende detyrohen të blejnë shiritat për glikemi”, tha ajo.

Sahadete Hadri, mjeke e kujdesit parësor, tha se sëmundjen e diabetit e kanë në prioritet dhe se angazhohen për ngritjen e shërbimeve.

“Në vazhdimësi bëhet testim i pacienteve qe janë me diabet. Diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm. Ofrojmë këshilla për marrjen e terapisë, vetëkontrollimit. Këtë vit kemi 38 pacientë që janë nën moshën 18 vjeçare dhe janë insulinëmarrës. Ne tentojmë të rrisim jetëgjatësinë diabetikëve”, tha ajo.

Diabeti është sëmundje kronike që shfaqet kur sheqeri (glukoza) në gjak, është e lartë.

Ajo zhvillohet kur organizmi nuk mund te krijojë fare ose mjaftueshëm insulinë ose kur insulina që prodhohet nuk funksionon si duhet.

Të ngjashme