Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se brenda 6 ditëve nga hapja e aplikimeve për subvencionim në platformën e-Kosova, janë pranuar 144,337 aplikime, prej të cilave 73,064 janë verifikuar deri tani.
Sipas saj, procesi po zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ankesë, duke dëshmuar funksionalitetin dhe transparencën e sistemit.
Ministrja fton prindërit dhe kujdestarët që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë sa më parë përmes platformës e-Kosova.