Mbi 2 200 raste të dhunës deri në tetor, QPS kritikon institucionet e tjera për mosreagim në disa raste

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 08:28 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në tetor të këtij viti janë raportuar 2 273 raste të dhunës në familje.

Në një përgjigje për Ekonomia Online, Policia ka sqaruar se nga ky numër 1 897 janë viktima femra dhe 433 meshkuj.

Përderisa Qendra për Punë Sociale në Prishtinë, ka mohuar akuzat për mungesë të punës e të reagimit në rastet e dhunës në familje, raporton Ekonomia Online 

Drejtori i kësaj qendre Vebi Mujku ka treguar se nuk ka vend për akuza për shkak se ata punojnë vazhdimisht e madje janë të parët që dalin në çdo rast.

“Jo nuk ka asnjëherë vend në Qendrën për Punë Sociale akuza për mospunë ose mosreagim, për shkak se ne jemi të parët të cilët dolëm në secilin rast. Ne e kemi të rezervuar edhe kemi kontratë me shërbimin e taksit, me të cilët në çdo kohë, neve na çojnë brenda 5 minutave në polici, ne kemi një punëtor kujdestar 24 orë”, u shpreh Mujku.

Ai tutje vazhdoi duke thënë se QPS bashkëpunon me të gjitha institucionet, me Policinë e Kosovës kanë bashkëpunim kyç.

“Në bashkëpunojmë me të gjitha institucionet, bashkëpunimi kyç është me Policinë e Kosovës për shkak se intervenojmë qysh në fillim”, shtoi ai.

Mujku foli për strehimoren e viktimave të dhunës në familje, ku tha se është e mbushur plot shumicën e kohës dhe se e kane rinovuar vitin e kaluar.

“Strehimorja ka kushte, për momentin e kemi rinovuar strehimoren vitin e kaluar, i kemi krijuar kushtet jashtëzakonisht të mira, mirëpo ne dëshirojmë që të kemi sa më pak raste në strehimore, po fatkeqësisht strehimorja pothuajse është gjatë tërë kohës me kapacitet të plotë”, theksoi ai.

Të ngjashme