Mbi 233 mijë euro buxheti për zgjedhjet në katër komunat veriore

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 14:45 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të hënën mbledhje e radhës në të cilën është miratuar planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024, raporton Ekonomia Online.

Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën 233, 204 euro.

KQZ ka miratuar edhe vendimi për shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore.

Tutje KQZ ka shqyrtuar edhe miratuar planin e aktiviteteve për procesin e votimit dhe planin e informimit publik sa i përket votimit për largimin e kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas vendimit të KQZ-së, aktivitetet kryesore për organizimin e këtij procesi, i referohen afatit prej 44 ditësh dhe janë si në vijim:

  1. Fushata për ose kundër largimit të kryetarëve të komunave fillon më 19 prill dhe përfundon në orën 07:00 më 21 prill 2024;
  2. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 01 prill dhe përfundon më 15 prill 2024;
  3. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 1 prill dhe përfundon më 15 prill 2024;
  4. Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve bëhet më 17 mars 2024;
  5. Emërimi i Këshillave të Vendvotimit fillon më 10 prill dhe përfundon më 11 prill 2024;
  6. Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 16 mars 2024;
  7. Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës fillon më 18 mars dhe përfundon më 3 prill 2024;
  8. Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 18 mars dhe përfundon më 5 prill 2024;
  9. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 29 mars dhe përfundon më 3 prill 2024;
  10. Certifikimi i Listës Votuese bëhet jo më vonë se 9 prill 2024;
  11. Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024;
  12. Aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta dhe në institucione fillon 10 prill. dhe përfundon më 18 prill 2024.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka thënë se vendimi për caktimin e afateve dhe aktiviteteve për këtë proces është praktikë që kur ka votime, KQZ-ja “duhet t’i hartojë afatet e reja”.

Të ngjashme