Mbi 290 minatorë kërkuan ndihmë mjekësore – Grevistët: Nëse s’tërhiqet kryeshefi, “Trepça” fundoset

Stantërg | 31 Tet 2023 | 15:50 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjendja e minatorëve të “Trepçës”, të cilët kanë hyrë në ditën e tetë të grevës, po përkeqësohet për çdo moment, thanë minatorë të cilët i vizitoi Ekonomia Online, të martën, në horizontet e minierës në Stantërg.

Minatori Asllan Osmani bëri të ditur se sipas evdinacave që mbajnë, deri të hënën 291 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por edhe gjendja e të tjerëve po rëndohet dita-ditës. Sipas tij, nëse nuk jep dorëheqje kryeshefi i ndërmarrjes, “Trepça” do të falimentojë.

“Deri dje janë trajtuar 291 minatorë është evidenca edhe tek kujdestaria jonë mjekësore ne e kemi edhe teknikun tonë mjekësor tash iu ka bashkëngjit edhe emergjenca e Mitrovicës qysh nga dita e parë. 291 minatorë janë trajtuar me raste duke filluar nga më e rënda deri tek më e lehta ka me tension shumë të lartë të cilëve edhe iu është ndalu rreptësisht që të lëshohen në minierë”.

“Kërkesat tona janë kërkesa minimale të cilat nuk duhet përmendur. Ai (kryeshefi) të kishte ndjenja njerëzore nuk kishte qëndruar në atë vend. Por, ai është shkatërrues dhe ai nuk e do Trepçën në asnjë minutë, sepse nëse vetëm e kishte dashur do të ishte dorëhequr dhe Trepça kishte punuar”.

“Ne nuk do ta lajmë me u fundos Trepça, ne kemi me e ringritë prapë, por nëse nuk hiqet ai ne nuk mundemi me i ngrit. Nëse hiqet ai, Trepça ngritet, nëse nuk hiqet ai Trepça fundoset”.

Bajram Ahmeti, tha se punon në “Trepçë” që nga viti 1989, duke ripërsëritur kërkesën ë tyre për paga të rregullta e shkarkimin e kryeshefit, raporton EO.

“Unë punojë qysh nga viti 1983 jam pjesëmarrës i grevës ’89 jemi afro 10 persona të asaj gjenerate, ndërsa 95% djemtë këtu janë djemtë e baballarëve që kanë qenë pjesëmarrës të grevës ’89. Ne po kërkojmë dy pika të thjeshta rroga me u dhanë prej 5 deri 10 dhe shkarkimi i kryeshefit asgjë më shumë. Është edhe sigurimi shëndetësorë të cilat gradualisht do të vazhdojnë”.

“Ne do vazhdojmë deri sa të realizohet kërkesa jonë, nëse shkarkohet kryeshefi ne jemi të gatshëm që sot të ia fillojmë punës”.

LEXO EDHE:


Të ngjashme